Thuhet gjerësisht që qeni është një kafshë besnike. Më shumë këtë thënie e përforcon një histori mjaft interesante. Një qen në Wuhan, pret prej tre muajsh pronarin e tij i cili humbi jetën nga koronavirusi në një nga spitalet e qytetit.
Qeni ka bërë për vete punonjësit e personelit shëndetësor, që nga dita ku ai erdhi pranë spitalit në muajin shkurt së bashku me pronarin e tij.
Fatkeqësisht i zoti i qenit të quajtur Xiaobao humbi jetën, por kafsha besnike ende pret në spital që ai të kthehet. Raportohet se një grua ka adoptuar qenin, por ajo thotë se e kishte thuajse të pamundur ta tërhiqte atë nga ambientet e spitalit.
“Megjithëse Xiaobao nuk mund të flasë, ne e kuptojmë se ai është ende në pritje të pronarit të tij”, u shpreh pronarja e re e Xiaobao, shkruan New York Post.