Pronari i kompanisë MEKA ua ndanë plagën e 13-të punëtorëve të tij

Pavarësisht se koha pandemia ka biznese vendore që  kanë vazhduar punën e tyre madje edhe duke mos marr ndihma nga shteti e as ulur rrogat e punëtorëve.

Burim Piraj, pronar i kompanisë Meka ka bërë të ditur se ka ekzekutuar pagat e 13-ta për punëtorët e kompanisë së tij, shkruan Gazeta Stop.

“Ai sot ma mundësoi ekzekutimin e pagës së 13-të dhe shpresoj të realizohet dhe e 14-ta sipas planit! I lutem të Madhit Allah që sprova me virusin të kaloj sa më parë, të sëmurët të shërohen dhe atyre që gjatë kësaj kohe i kanë humbur të dashurit e tyre zemra tu zbutet dhe të marrin forcë për të vazhduar jetën më tutje!”, ka shkruar Piraj në Facebook.

Postimi i plotë”

Elhamdulilah vetëm di të them! Dhe vetëm të madhit Allah i falënderohem për çdo të mirë dhe çdo sprovë që ma ka dhuruar!

Ai sot ma mundësoi ekzekutimin e pagës së 13-të dhe shpresoj të realizohet dhe e 14-ta sipas planit!

I lutem të Madhit Allah që sprova me virusin të kaloj sa më parë, të sëmurët të shërohen dhe atyre që gjatë kësaj kohe i kanë humbur të dashurit e tyre zemra tu zbutet dhe të marrin forcë për të vazhduar jetën më tutje!

Ja Allah bekoje çdo mysliman kudo në botë e në veçanti bekoje popullin Shqiptar!

Na beko parinë dhe udhëzoje në rrugë të drejt ku do të fitojnë dhe sevapet e Tua për qeverisje të mirë.