Prokuroria Themelore në Ferizaj ka zhvilluar të hënën aksion në Brezovicë.
Prokurori Rasim Maloku, i ka thënë KOHËS se ky aksion po zhvillohet për të bërë identifikimin e ndërtimeve në këtë pjesë.
“Operacioni për identifikim dhe regjistrim të vikend-shtëpive në Brezovicë është duke vazhduar edhe sot me të njëjtat institucione sikurse më datë 04.08.2022”, ka thënë Maloku.
Më 4 gusht është realizuar një inspektim në zonën e Brezovicës. Ky aksion është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Qëllimi i këtij inspektimi ka qenë identifikimi i ndërtimit të të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar.