Prokurorja ka thënë se duke filluar nga detyrimet që ka prokuroria për gjetjen e materialeve, ajo i ka përmbushur të gjitha detyrimet e veta në përputhje me rregullin.
“Mbrojtja argumenton që ZPS nuk e ka përfunduar këtë nxjerrje. Parashtrimet e mbrojtjes janë të pabazuara”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se nuk ka asnjë detyrim për prokurorinë që të intervistojë të gjithë dëshmitarët që paraqiten. Duke shtuar se Prokuroria do të ftojë autorët e deklaratave të cilat tashmë janë bërë të ditura.
Ajo ka thënë sesa i takon nxjerrjes së materialeve, siç thotë avokati i Haradinajt, duhet të theksojë se këto parashtrime nuk janë të bazuara sa duhen.