Prokuroria Speciale e ka konfirmuar se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është intervistuar sot me ftesë të kësaj prokurorie.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se e njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.
“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim, thuhet në njoftim.