Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpëlarje e parave”.
“Pas zhvillimit të hetimeve disa vjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizikë: E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L dhe personave juridikë: ‘M…’, ‘AHK’ dhe ‘QKK’”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpëlarje e parave.”, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës
Lajmi nuk duket të jetë publikuar në mediat kryesore të Kosovës, ndërsa gazetarja Saranda Ramaj shprehet:
“Sot Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuze kunder Spitalit Amerikan si person juridik, dhe disa personave fizik. Akuza kryesore eshte per shperlarje te parave.
Eshte jashtezakonisht e rendesishme dhe ne interes publik qe mediat te raportojne per kete aktakuze edhe nese aty ka edhe pronare mediash.
Hapja e Spitalit Amerikan ne oborrin e QKUK dhe menyra qysh ka funksionu gjithmone ka qene nje nga krimet me te medha kunder sektorit publik te shendetesise.
Eshte interes publik qe mediat me fol per kete teme.
Nuk ka logjike me qene kritik ndaj spitaleve publike (edhe nese jane 1 milion arsye) e me hesht kur nje spitali privati i ngritet aktakuze.
Integriteti ne raportim eshte shume i rendesishem.”, shkruan gazetarja në Facebook.