Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen në fshatin Bibaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace”, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe një person ka ndërruar jetë.”
“I dyshuari në këtë rast sipas informatave të para dyshohet se është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet aty.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorië Themelore në Ferizaj z.Shukri Jashari dhe prokurorin kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës“, thuhet në njoftim.