Një vrasje e dyfishtë dyshohet se ka ndodhur të shtunën në Vitomericë të Pejës.
Rastin e kanë konfirmuar policia.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.
Po ashtu Policia njofton se rreth një orë e gjysmë më pas janë arrestuar 4 persona, të cilët i kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë derisa ishin duke e rrethuar me shirit të sigurisë lokacionin ku ishin gjetur trupat e pajetë.
Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikçi për Telegrafin ka thënë se, dyshimet fillestare janë se fillimisht është kryer vrasje me armë zjarri e me pas edhe vetëvrasja.
“Me të pranuar informatën ne Departamentin e Krimeve te Renda në Prokurorinë Themelore të Pejës, prokurori kujdestar ka dal ne vend të ngjarjes se bashku me njësitet relevante policore. Dy trupat e pajete te viktimave me urdhër te prokurorit te shtetit janë dërguar ne Institutin e Mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion. Po ashtu, edhe arma dhe gëzhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes janë dërguar për ekzaminim. Dyshimet fillestare janë se fillimisht është kryer vrasje me arme zjarri e me pas edhe vetëvrasja”, ka bërë të ditur Nikçi.
Ai ka thënë se pasi të pranohen raportet e lartcekura dhe veprimeve hetimore të Prokurorit të Shtetit me Policinë e Kosovës, do zbardhen rrethanat e këtij rasti.