Pas vrasjes së dy personave sonte në Klinë, organet e rendit i janë drejtuar mediave.
Shaban Shala, drejtor i policisë për rajonin e Pejës deklaroi se me të marrë informacionin në stacionin policor të Klinës se ka të shtëna me armë zjarri, njësitet kanë dalë në vendngjarje, ku e kanë hasur viktimën, dhe se në ato momente i dyshuari veçse kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
“Si pasojë e kësaj kemi një person pa shenja jete, të vdekur, dhe një person tjetër i cili rrugës për në Spitalin Rajonal në Pejë atje nuk ka mundur t’u përballojë plagëve dhe ka nderuar jetë”, theksoi Shala.
Ndërkaq prokurorja e rastit u shpreh se pas një pune hetimore të shpejtë policia ka arritur ta bëjë lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar dhe se momentalisht nuk kanë detaje tjera, por që janë në vazhdimësi të mbledhjes së provave dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe është dhënë urdhri që trupat e pajetë të dërgohen në IML në Prishtinë për obduksion.