Sot në Gjykatën Speciale do të mbahet seanca e radhës ndaj krerëve të UÇK-së. Kjo do të jetë konferenca e pestë mbi ecurinë e çështjes në lëndën në fjalë.
Para seancës, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar parashtresat e saja tek Gjykatësi i Procedurës Paraprake, ashtu siç ishte kërkuar në vendimin për caktimin e seancës së sotme, shkruan lajmi.net.
ZPS, me anë të një shkrese ka njoftuar se të gjitha materialet të cilat u janë prezentuar të akuzuarve gjatë intervistimit, u janë zbuluar mbrojtjes qysh më 1 prill. Në këtë kontekst, Prokurori i Specializuar ka njoftuar se ka kërkuar masa mbrojtëse për rreth 30 dëshmitarë.
“Të gjitha materialet e mbetura të treguara për secilin nga të Akuzuarit gjatë intervistave të tyre për ZPS-në u zbuluan më 1 Prill 2021.Për më tepër, më 28 Prill 2021, ZPS zbuloi një grup tjetër të materialeve të Rregullit 102 (1) (b). Që nga Konferenca e fundit e Statusit, SPO gjithashtu ka paraqitur kërkesat e tij të pesta dhe të gjashta për masa mbrojtëse, që kanë të bëjnë, në mënyrë kumulative, me 30 dëshmitarë. Parashikohet që, në përputhje me orarin e përshkruar në Vendimin Kornizë, dhe siç është ndryshuar nga Vendimi i Kategorizimit, kërkesa të mëtejshme për masa mbrojtëse në lidhje me materialin e Rregullit 102 (1) do tëtë ngrihen”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë.
Kësisoj, Zyra e Prokurorit të Specializuar tani e ka ndryshuar datën e mundshme për dërgimin e dosjes paragjyqësore, shkruan tutje lajmi.net.
ZPS, në parashtresën e saj ka thënë se këtë do ta ketë të mundur ta bëj në tetor të këtij viti.
“Në lidhje me materialin e Rregullës 95 (4) (p.sh. Paraqitje Gjyqi paraprake dhe listat e dëshmitarëve dhe ekspozitave), duke vlerësuar shkallën në të cilën të gjitha burimet në dispozicion pritet të zënë me përfundimin e punës për zbulim në muajt e ardhshëm, dhe faktin që zbulimi aktualisht parashikohet të vazhdojë deri në shtator 2021, SPO tani parashikon të jetë në gjendje të paraqesë materialin e tij të Rregullës 95 (4) deri në mes të tetorit 2021”, thuhet tutje në parashtresën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Në seancën që do të mbahet sot me fillim prej orës 11:45 pritet të ketë diskutime të forta me ZPS-së dhe mbrojtjes pasi që kjo e fundit në asnjë formë nuk e sheh të arsyeshme që gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së të fillojë gjatë këtij viti.
Ata si kohë të mundshme e shohin vetëm fundin e vitit të ardhshëm, për arsyet e kohëzgjatjes së hetimeve që ata duhet të kryejnë në Kosovë për mbrojtjen e klientëve të tyre. /Lajmi.net/