Prokurori i Shtetit do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin i cili është duke u zhvilluar.
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës.
Konferenca do të mbahet nga ora 13:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.