Ndalo për lajmin e parë!
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajnë sot seancë plenare.
Në rend të ditës është vetëm një pikë: shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-332, mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Seanca është njoftuar të fillojë në ora 10:00.