Profili i kryetarit të parë dhe themeluesit të PDK-së, Hashim Thaçi

Partia Demokratike e Kosovës është parti politike e formuar pas përfundimit të luftës në vitin 1999 nga ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku shumica prej tyre deri atë kohë ishin aktivistë dhe udhëheqës të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Në fillim kjo parti kishte emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës teksa më vonë e mori emrin Partia Demokratike e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Hashim Thaçi më 10 tetor të vitit 1999 e themeloi Partinë e Progresit Demokratik tëKosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000) Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK).

Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e Dytë (2002) dhe të Tretë Zgjedhor (2005).

Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008.

Një nga momentet më kulminante në karrierën e Thaçit si politikan mbetet leximi i deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ndërsa pas votimit nga ana e deputetëve të deklaratës, Kryetari i Parlamentit e shpall Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, ku më pas të gjithë deputetët prezent e nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë.

Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Kosovë më 12 dhjetor 2011 fiton PDK-ja në krye me Hashim Thaçin dhe përsëri rizgjidhet kryeministër për mandatin 2011-2014.

Thaçi hoqi dorë udhëheqja e PDK-së më 2016 duke i lënë pozitën e kryetarit të partisë Kadri Veselit teksa vet u zgjodh president i vendit më 7 prill 2016.

Si Kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëhequr dialogun politik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që më 19 prill 2013, rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Teksa për angazhimin e tij për paqe dhe stabilitet, në vitin 2014, Hashim Thaçi është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe nga kongresmenë dhe senatorë amerikan, si dhe nga përfaqësues të Parlamentit Evropian.

Kujtojmë se ish-presidenti Thaçi që nga 5 nëntori është arrestuar nga Gjykata Speciale dhe është transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ku po gjykohet për krime lufte.