Profesori Mazreku: Gjatë periudhës inflacioniste, të investohet në Letra me Vlerë

Institucionet organizojnë mbajtjen e ankandeve të Letrave me Vlerë në mënyrë që ta financojnë deficitin buxhetor.

Por kjo praktikë bëhet edhe për financimin e projekteve të ndryshme si dhe në raste të emenrgjancave shtetërore. Kjo sipas profesorit universitar, Ibish Mazreku, i cili shton se është mirë që Ministria e Financave mban këto ankande, ku i radhës është paralajmëruar më 14 qershor.

“Është mirë të investohet dhe të marrësh normë të interesit në periudhën inflacioniste, sesa të mos marrësh asnjë normë të kthimit. Investimi bëhet për të marrë norma të larta të interesit”, është shprehur ai për emisionin PORTOFOL në KlanKosova FM.

“Akterët, personat fizikë, bizneset apo institucionet investojnë fondet e lira me qëllim të realizimit të profitit”.

“Shqipëria ka avancuar në raport me neve, ato emetojnë Letra me Vlerë edhe institucionet lokale dhe korporatat, qofshin instrumente borxhi apo pronësie”.

Mazreku ka theksuar se në ankandet që organizohen në Kosovë duhet të ofertohen shuma që nuk janë më të vogla se 50 mijë euro.