Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se profesori i sociologjisë në Universitein e Prishtinës, i është bashkuar subjektit të tij politik.
Sipas Kurtit, Gola nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar.
“Ardian Gola është prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike”.
“Ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar. Përkundrazi, luftën e pakompromis për drejtësi Gola e ka zhvilluar përmes angazhimit të tij publik si kritik social”.
“Gjithnjë e kemi ditur se rrugët tona një ditë do të pikëprehen. Mirë se erdhe Ardian”.