Produktet me bazë bimorë dhe aktiviteti fizik, mënyra të shëndetshme të jetesës


Produktet me bazë bimore dhe aktivitet fizike të çfarëdollojshme po konsiderohen si mënyrë më e shëndetshme për një jetë më të shëndetshme që ndihmon edhe në jetëgjatësi.

Sipas studimeve, zëvendësimi i produkteve ushqimore me bazë shtazore me ato me bazë bimore ndikon mirë në shëndetin e njeriut duke rritur jetëgjatësinë. Studime të tjera ndërkohë kanë treguar se kjo gjë ndikon shumë mirë edhe në mbrojtjen e ambientin, shkruan Yahoo.

Kurse studimi që është bërë gjatë këtij viti ka rezultuar se konsumimi i produkteve me bazë bimore gjithashtu zvogëlon rrezikun nga diabeti i tipit 2.

Sa i përket ushtrimeve studiuesit kanë treguar se sa më pak kohë që një person kalon ulur, aq më mirë. Aktivitete të çfarëdollojshme i kontribuojnë shëndetit të mirë.

Së fundmi një studim që është bërë në Britani ka treguar se nëse një person kalon kohë vetëm duke pastruar dyshemenë, kjo gjë ndikon në uljen e rrezikshmërisë nga vdekja që mund të vijë si pasojë e te ndenjurit ulur.

Aktiviteti më i mirë konsiderohet ecja që gjithashtu ulë rrezikun nga diabeti dhe ndikon shumë mirë në shëndetin mendor.

Shkencëtarët kanë konstatuar se 5000 hapa në ditë janë të mjaftueshëm për të bërë një jetë të shëndetshme.

Ushtrimet yoga në ajër të nxehtë po konsiderohen si më efektivet për të larguar stresin e ankthin si pasojë e të cilave vijnë shumë sëmundje.

Në shumë studime që janë bërë në vitin 2017 është gjetur se bërja e ushtrimeve yoga çdo javë mund të reduktojë simptomat e depresionit.

Pavarësisht kësaj sido që të praktikohen, ushtrimet yoga ofrojnë shumë përfitime shëndetësore.