Procesohet pagesa prej 100 euro edhe për 14 mijë punëtorë të sektorit privat


Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur të enjten se është procesuar pagesa prej 100 eurosh për mbi 14 mijë punëtorë të sektorit privat, të cilët është dashur të plotësonin edhe kriterin kohor.

Ai ka thënë po ashtu se ata që s’i kanë plotësuar kriteret kanë pranuar vendimin që sqaron përse s’janë kualifikuar për të përfituar nga shtesat prej 100 eurosh që ndau shteti muaj më parë për të gjithë punëtorët në vend, pensionistët e studentët.

Për studentët ende nuk është procesuar pagesa.

Kusht për kualifikim ka qenë që punëtori të jetë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022. Ndërkaq për ata të deklaruar si punëtorë në mars, kanë mundur të aplikojnë mirëpo subvencionin qe paraparë që të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022.