Procedohet në Qeveri Koncept Dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative

Është proceduar në Qeveri Koncept Dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me anë të një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv

“Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastruktures ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative”, shkruan Haxhiu.