E përditshmja franceze, ‘L`Équipe’ ka raportuar se sulmuesi francez, Kylian Mbappe nuk do ta rinovojë kontratën me klubin e Paris Saint-Germain.
Klubi parisien duket se do të jetë në probleme të mëdha, duke pasur parasysh se edhe Lionel Messi e Neymar kanë shprehur dëshirën për tu larguar nga Parisi këtë verë.
Në kontratën e tij të re, të nënshkruar për vetëm një vit, ishte futur një klauzolë me të cilën lojtari mund të rinovonte në mënyrë të njëanshme edhe për një vit, deri në qershor 2025 në vend të 2024. Megjithatë, duket se Mbappe nuk dëshiron ta aktivizojë këtë klauzolë, kështu duke e lënë veten jashtë kontratës sezonin e ardhshëm.
Përfaqësuesit e Mbappes, të kontaktuar nga ‘L’Équipe’, nuk kanë dashur të komentojnë për këto situata për momentin, ndërsa PSG duket ende e sigurt për të vazhduar me sulmuesin francez. Situata duket e ndërlikuar: në fakt është e vështirë të imagjinohet një shitje në verë.
Ajo që ndodhi tashmë në vitin 2021 mund të rikrijohet, me futbollistin që kërkon transferimin te Real Madrid dhe klubi parisien që u imponua deri në atë pikë sa t’i ofronte një rinovim faraonik për ta bërë të qëndrojë.
Edhe ky sezon ishte një dështim për klubin e Paris Saint-Germain duke pasur parasysh se nuk arritën as afër finales së Ligës së Kampionëve.