Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e reja sa i përket fluksit të automjeteve në pikë kalimet kufitare.
Në pikën kufitare të Merdares, sot raportohet për pritje të gjata në dalje të Kosovës.
Sipas raportit të orës 07:38 koha e pritjes për dalje nga kjo pikë kufitare arrin deri në 20-30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është e gjatë rreth 100 metra.
Në anën tjetër, koha e pritjes për hyrje në Kosovë përmes Merdares është më e shkurtër, duke variuar nga 5 deri në 10 minuta.
Ndërkaq në pikat tjera kufitare koha e pritjes për hyrje dhe dalje është relativisht më e shkurtër, nga 3 deri në 5 minuta, dhe nuk raportohet për kolona të gjata.
