Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka bërë të ditur përmes një postimi mbi masat që janë diskutuar në takimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe përfaqësuesve të sektorëve të bizneseve.
Sipas njoftimit, thuhet se pas ngritjes së numrit të të infektuarve me COVID- 19, me datë 20 gusht do të dalin vendime të tjera kufizuese.“Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysfirëve deri 150. Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021. Të gjithë restaurantet ditore , kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30”.“Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientet në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike”, thuhet tutje në njoftim.