Gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndryshim të motit si rezultat i vranësirave të dendura që parashihen ta mbulojnë territorin tonë.
Vranësirat vende-vende do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh, nuk do të mungojnë intervalet me diell.
Sa i përket vlerave të temperaturave maksimale ato do të shënojnë rënie. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.