Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme një rast i rrëmbimit është inicuar.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes telefoni ishte njoftuar nga e dashura e tij se është marrë me dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar, njofton Klan Kosova.
Teksa i dyshuari gjatë intervistimit ka mohuar se e ka marrë me dhunë viktimën – por se ajo ka shkuar me vetëdëshirë.
“Prishtinë, 30.04.2021-09:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në përmes telefoni ishte njoftuar nga e dashura e tij femër kosovare, se me datën e lartcekur është marrë me dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, njësia e hetimeve ka arritur që ta lokalizojë vendin e ndodhjes së të dyshuarit dhe viktimës dhe ka arrestuar të dyshuarin. Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por ajo ka shkuar me vet dëshirë. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”.