Prishtinasi detyron të dashurën e tij të abortojë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person në Prishtinë ka detyruar të dashurën e tij që të abortojë.

Siç njofton Policia, ata ishin në lidhje dashurie që tri vite.

“Ankuesja femre kosovare ka raportuar se qe tri vite është në lidhje dashurie me të dyshuarin mashkull kosovar dhe kishte mbetur shtatzënë. E njëjta nën presionin dhe shantazhin e tij kishte abortuar fëmijën”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.