Prishtina udhëton për fitore në Vushtrri për ta marrë kreun në Superligë

Java e 24-të në elitën e futbollit kosovar ka filluar ditën e premte me dy takime të zhvilluara.

Feronikeli fitoi në udhëtim te Dukagjini me rezultat të pastër 2-0, ndërsa në kryeqytet nuk pati fitues pasi Flamurtari ndali Ballkanin 0-0.

E për ditën e sotme në program janë për tu zhvilluar dy takime të tjera, të cilat luhen me fillim nga ora 17:00.

Skuadra më në formë për momentin në Kosovë, Prishtina do të luaj në udhëtim te Vushtrria.

Kryeqytetasit kanë vetëm një qëllim që të marrin tri pikët nga kjo përballje, tri pikë që do t’i dërgonin ata në krye të renditjes.

Në anën tjetër Vushtrria ndodhet në vendin e parafundit në tabelë dhe me pak gjasa për shpëtim, por që do të tentojnë të shkaktojnë befasi.

Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në Podujevë, mes Llapit dhe Drenicës.

Llapjanët me një fitore eventuale do të ishin shumë të qetë për vazhdim të kampionatit, teksa do të mbeteshin me shpresë në gabimin e skuadrave kryesuese për tu futur në garë për një vend që i dërgon në Evropë.

Ndërkohë Drenica që e nisi me një barazim befasues në udhëtim te Ballkani, kërkon që të marrë pikë edhe në Podujevë për luftën për mbijetesë. /Telegrafi/