Prishtina udhëheq në Gjilan, i afrohet titullit

Prishtina është duke avancuar në stadiumin e qytetit në Gjilan, përballë skuadrës së Gjilanit me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës.

Gledi Mici nga pika e bardhë në minutën e 15-të i dha avantazhin skuadrës “bardhekaltër”. Penalltia u fitua nga Endrit Krasniqi, që sipas gjyqtarit kryesor në ndeshje Gramos Shala, u pengua nga Muhamed Huseini.

Në rast se Prishtina merr fitore, apo të paktën një pikë nga ky udhëtim, do të shpallej kampione për herën e parë që prej vitit 2013-të.

Në ndeshjet tjera, Ballkani po e mposht Trepçën ’89 1:0, Drita është duke fituar në udhëtim te Drenica 1:0 po ashtu, Llapi po e mposht Arbërinë vendëse 1:0, ndërsa befasi po shkakton Besa në Drenas, pasi është duke fituar me rezultatin minimal ndaj Feronikelit.