Prishtina tash e një jave prinë me numrin e të infektuarve me koronavirus

Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Vetëm sot në këtë komunë janë shënuar gjithsej 33 raste me koronavirus, duke çuar në 584 numrin e të infektuarve.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 33 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Podujevës 6 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste,  komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Mamushës 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, Komuna e Drenasit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Malishevë, Viti dhe Pejë”, ka njoftuar IKSHPK-ja.   

Megjithatë, rritje të rasteve ka në gjithë Kosovën, ku vetëm sot janë konfirmuar 87 raste të reja