Skuadra e Prishtinës me fitoren në udhëtim ndaj Gjilanit edhe matematikisht shpallet kampione e Superligës së Kosovës.
Kryeqytetasit fituan me rezultat 2-1 ndaj Gjilani në “Stadiumin e Qytetit”.
Golat nga Gledi Mici dhe Qëndrim Zyba ia mundësuar “bardhekaltërve” kurorëzimin me titull të ligës për herë të parë pas tetë vitesh.
Në anën tjetër në Superligën e Kosovës u zhvilluan edhe takimet tjera.
Drita e mposhti Drenicën me rezultat 0-3 si mysafire.