Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Kosovë brenda 24 orëve të fundit janë shfaqur 111 raste pozitive me Covid-19, 25 nga ato janë shfaqur në Komunën e Prishtinës, e cila prin sot me numër të të infektuarve në vend, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa Peja është e dytë me 13 raste pozitive, Gjilani me 10 raste, Gjakova me 7, Mitrovica me 7 dhe Vushtrria me 6.

“Komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Në vend të shëruar brenda 24 orëve të fundit janë 159 ndërsa të vdekur janë 10 pacientë.