Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 932 raste të reja me COVID-19.
Me raste të reja prin Prishtina me 239 raste, e ndjekur nga Pudujeva me 102 raste të reja.
Nga 20 viktimat, 11 janë burra, ndërsa nëntë janë gra.
2 prej viktimave janë të moshës 40-49 vjeçe, një i moshës 50-59, pesë të moshës 60 deri në 69, po ashtu pesë të moshës 70-79, ndërsa, shtatë nga viktimat janë të moshës mbi 80 vjeçe.
Gjashtë nga viktimat janë nga Prishtina, njofton Klankosova.tv.
Prishtina po ashtu prin edhe me numrin e rasteve aktive, me 5,119.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 962 pacientë, prej tyre 554 femra dhe 408 meshkuj.