Prishtina merr pikët e plota në fund të ndeshjes

Klubi nga kryeqyteti ka arritur që të fitojë me rezultat 2-1 ndeshjen ndaj Trepçës ’89.

Pjesa e parë ishte shumë e qetë dhe nuk u panë shumë raste për gol nga asnjëra skuadër, transmeton lajmi.net.

Ndërsa në pjesën e dytë, Lumbardh Dellova ka shënuar në minutën e 52-të, duke i dhënë epërsinë Prishtinës.

Në fundin e pjesës së dytë, Trepça ka barazuar rezultatin me anë të Arbnor Mujës.

Kjo ndeshje u karakterizua me fund dramatik, ku në sekondat e fundit të ndeshjes Prishtina ka arritur të marrë tre pikë të plota

Me këtë fitore, Prishtina tani ka 44 pikë dhe është në vendin e  dytë, ndërsa Trepça mbetet në vendin e pestë me 28 pikë.