Prishtina me më së shumti raste të reja me koronavirus, këto janë komunat tjera

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit të testimeve me koronavirus. 207 rastet e reja janë të shpërndara në shumë qytete të Kosovës, nga të cilat prinë Prishtina me 77 prej tyre.

Pas Prishtinës, Gjilani është e dyta me 27 raste, Prizreni me 22 dhe kështu me radhë, shkruan lajmi.net.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime.