Kosova vazhdon të shënoj numër të lartë të vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19.
Në raportin e fundit ditor Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në vend aktualisht janë 26 mijë e 524 raste aktive me COVID-19.
Komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë të rasteve pozitive. Vetëm në këtë komunë janë 5 mijë e 85 raste aktive. Numër të lartë të rasteve aktive ka shënuar edhe Prizreni. Në këtë komunë aktualisht janë 2 mijë e 530 raste aktive. Më pas vjen Komuna e Pejës me 1 mijë e 701 raste aktive.
Edhe Komuna e Ferizajt ka mbi 1 mijë raste aktive me koronavirus.
Në raportin e së enjtes IKSHPK njoftoi për vdekjen e 32 qytetarëve si pasojë e infektimit me COVID-19. Ndërsa, nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.