Aktualisht ne Kosovë janë 5678 raste aktive me COVID-19. Komuna e Prishtinës ka
numrin më të lartë të rasteve aktive.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSKPK) në
kryeqytet aktualisht janë 2 mijë e 614 raste aktive me koronavirus.
Ndërsa Mitrovica është e dyta për nga numri i raste aktive. Në këtë komunë janë 438 raste aktive me COVID-19. Në raportin e fundit, IKShPK njoftoi për një rast të vdekjes dhe 720 raste të reja me COVID-19.