Prishtina vazhdon të prijë në listën e qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se pavarësisht rënies së shënuar së fundmi, numri i rasteve aktive në kryeqytet vazhdon të mbetet 7,066.
Pas Prishtinës me më shumë raste aktive janë Peja me 2,626 dhe Gjilani me 2.140 raste aktive me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 1,721 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa janë shëruar 2,704 persona të infektuar deri më sot.
Nga ky numër i regjistruar së fundmi, 324 janë shënuar vetëm në Prishtinë.