Prishtina me mbi 1 mijë të infektuar me COVID-19

Prishtina është në krye të qyteteve të Kosovës edhe sa i përket të prekurve me COVID-19 me mbi 1 mijë persona të infektuar.

Nga 429 testime rezultuan pozitivë 195 persona në nivel vendi, kurse vetëm në kryeqytet ishin 102 persona pozitivë me COVID-19, transmeton KOHA.

Deri më tani në Prishtinë janë prekur 1002 persona me COVID-19. Kurse në nivel vendi janë 3.703 raste me COVID-19.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së në Kosovë janë 1678 raste aktive me COVID-19, kurse janë shëruar 1946.