Prishtina vazhdon të jetë e para në listën e qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se pavarësisht rënies së shënuar së fundmi, numri i rasteve aktive në kryeqytet vazhdon të mbetet 6,287.
Pas Prishtinës me më shumë raste aktive janë Peja me 2,323 dhe Gjilani me 1,836 raste aktive me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 1,283 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa janë shëruar 4,397 persona të infektuar deri më sot.
Nga ky numër i regjistruar së fundmi, 314 janë shënuar vetëm në Prishtinë.