Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Prishtinë po shkon duke rënë, ashtu sikurse në tërë Kosovën, për shkak të rënies së nivelit ditor të rasteve pozitive.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Prishtinë janë 570 raste aktive me koronavirus.
Pas kryeqytetit më shumë raste kanë Gjilani me 236, Ferizaj me 205 dhe Peja me 188.
Numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 2,763.