Komuna e Prishtinës prin për nga numri i rasteve aktive me COVID-19.
Sot kryeqyteti numëron 3885 raste me COVID-19, duke qenë komuna me më së shumti raste aktive.
Pas Prishtinës është Ferizaj me 1664 raste, Gjilani me 1554 raste, Peja me 1452 raste dhe Gjakova me 1346 raste.
Numri total i rasteve aktive është 20.467.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 1067 raste me koronavirus, 17 të vdekur dhe 278 të shëruar.