Prishtina me 185 raste aktive me COVID-19

Prishtina vazhdon të jetë e para në listën e qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se numri i rasteve aktive në kryeqytet është 185.

Pas Prishtinës, qytetet me më shumë raste aktive janë Ferizaj me 64 dhe Gjilani me 53 raste aktive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 32 raste të reja pozitive me COVID-19. Nga ky numër, 13 raste të reja janë shënuar vetëm në Prishtinë.

Numri i të shëruarve me COVID-19 brenda 24-orëve të fundit ishte më i lartë se i rasteve pozitive, por jo edhe në Prishtinë. Nga gjithsej 69 të shëruar në tërë Kosovën, 13 prej tyre janë të regjistruar në komunën e Prishtinës, që i bie se shifrat e të shëruarve dhe të infektuarve në kryeqytet brenda një dite ishin të njëjta.