Prishtina me 1162 raste aktive me COVID-19

Prishtina vazhdon të jetë e para në listën e qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se numri i rasteve aktive në kryeqytet ka arritur në 1,162.

Pas Prishtinës me më shumë raste aktive janë Gjilani me 351 dhe Ferizaj me 338 raste aktive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 249 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa janë shëruar 1,129 persona të infektuar deri më sot.

Nga ky numër i regjistruar së fundmi, 38 janë shënuar vetëm në Prishtinë.