Qendra më e madhe tregtare në Evropën Juglindore e cila ndodhet pak kilometra larg kryeqytetit, “Prishtina Mall”, ka hapur dyert për “Politiko”, para se të hapet zyrtarisht për të plotësuar nevojat e qytetarëve duke dhënë detaje nga ky investim gjigand në vendin tonë.
Drejtori i “Prishtina Mall”, Fatmir Zymberi, është shprehur se ky është investimi më i madh privat që nga paslufta në Kosovë, duke theksuar se dashuria për atdhe ka bashkuar një grup aksionarësh për të investuar në vendlindje të tyre.
“Ky është investimi më i madh privat në Kosovë dhe shtetet perëndimore të Ballkanit. Është si qendër më e madhja në Evropën Juglindore, këtë madhësi të kësaj qendre numërohen veç 100 qendra në botë. Është pak e çuditshme që kjo qendër është në Kosovë. Kur bëhesh bashkë është e mundur çdo gjë, ne jemi bërë bashkë një grup aksionaresh, bashkëpunëtor, ka qenë një ëndërr shumë vjeçare. Kemi punuar shumë rreth kësaj, për të realizuar idenë deri tek projektimi i saj duke i gjetur bashkëpunëtorët më të mirë në botë, duke filluar nga arkitektët e menaxherët e deri tek produktet që do involvohen në këtë projekt. Normal me një vullnet të madh e dashuri të madhe për vendin tonë, në këtë rast Kosova nuk mundet me u bë e madhe e bukur e mirë nëse nuk ka projekte të mira dhe krejt kjo na ka pru neve në këtë ditë ku kemi ardh sot këtu.”, ka thënë Zymberi.
“Prishtina Mall”, do ta hapet zyrtarisht më 9 mars 2023.