Prishtina mbetet komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në vendin tonë. Kryeqyteti numëron 154 raste të tilla.
Ferizaj është komuna e dytë më 77 raste aktive, pastaj Gjilani me 73, ndërsa më pas vjen Gjakova me 51 raste aktive.
Podujevë dhe Mitrovica me 36 raste aktive, Pejë 31, Klina 30, Prizren 29, Viti 24, Lipjan 23, Skenderaj 21, Gllogoc 18, Obiliq 15, Rahoveci 14, Kaçaniku 12, Vushtrria 10, Istogu 8, Kamenica 7 dhe Fushë Kosovë 6 raste aktive.
Me pesë raste aktive ose më pak janë Deçani, Suhareka, Shtimja, Malisheva, Dragashi dhe Graçanica.
Kujtojmë se nga shfaqja e pandemisë Kosova numëron gjithsej 108,623 raste të konfirmuara me COVID, 2,267 të vdekur dhe 105,667 me 689 raste aktive.