Prishtina ka 3726 raste aktive me COVID-19

Komuna e Prishtinës numëron aktualisht 3,726 raste aktive me COVID-19, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vetëm në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 331 raste të reja, nga 1,682 raste sa janë shënuar në tërë Kosovën.

I dyta nga komunat me më së shumti raste aktive është Ferizaj me 1,565 raste, ndërkaq pas Ferizajt është Gjilani me 1,468 raste aktive.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive në nivel vendi është 19,695.