Prishtina fitore spektakolare ndaj Suharekës

Prishtina ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4-0 në udhëtim ndaj Suharekës në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit kosovar.

Rasti i parë serioz në këtë takim i takoi Suharekës të cilët në minutën e 12-të goditën shtyllën përmes Eneid Kodrës.

Kryeqytetasit reaguan në minutën e 31-të, duke lëshuar një rast ideal për gol përmes Leotrim Kryeziut.

Të besuarit e Arsim Thaçit kaluan në epërsi në minutën e 39-të duke shënuar për 1-0 me anë të Ardian Limanit i cili realizoi me kokë.

Në pjesën e dytë mysafirët ia dolën të shënojnë edhe tri herë të tjera, për të marrë fitoren e parë në kampionat nën udhëheqjen e trajnerit Arsim Thaçi.

Fillimisht për 2-0 u përkujdes Dion Gallapeni, i cili pas një depërtimi të bukur brenda zonës e mposhti portierin Ozdogan në minutën e 52-të.

Prishtina nuk u ndal më kaq dhe realizoi sërish, ku edhe këtë herë në skenë ishte Limani i cili shënoi me kokë për 3-0.

Goditjen finale Suhareka e mori në minutën e 82-të kur kryeqytetasit realizuan për rezultatin përfundimtar 4-0 me anë të Ardian Limanit i cili kompletoi het-trikun.

Menjëherë pas golit të katërt, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi Limani u ndëshkua për ndeshjen e dytë radhazi me karton të kuq pas atij ndaj Dritës në Kupën e Kosovës.

Me këtë fitore Prishtina shkon në kuotën e 38 pikëve dhe mban pozitën e katërt në tabelë, teksa Suhareka renditet e teta me 32