Klubi i futbollit Prishtina ka njoftuar se ndeshja parakualifikuese për Ligën e Evropës, ndaj Lincolnit, ka marrë pëlqimin e UEFA-s që të zhvillohet. Megjithatë, klubi kosovar do të duhet të paraqitet me lojtarë krejtësisht të tjerë dhe jo me ata që ishte nisur drejt Gjibraltarit, ku iu anulua ndeshja pasi tetë futbollistë i rezultuan pozitivë në testin për koronavirus.
Prishtina ka njoftuar në rrjetet sociale se ka marrë futbollistë nga Feronikeli, Llapi, Trepça ’89, Flamurtari, Ballkani, Drenica e Vushtrria.
Ndeshja, sipas njoftimit, do të zhvillohet më 21 gusht, ndërsa kryeqytetasit kanë thënë se po kërkojnë që ajo të shtyhet për një ditë.