Prishtina dhe Prizreni prijnë me numrin më të madh të personave të infektuar me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 62 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 85 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 12 mijë e 900.

Në 24-orët nga coronavirusi ka humbur jetën edhe një person, numri i viktimave ka arritur në 616.

Nga rastet e fundit të konfirmuara me COVID-19, Prishtina prin me numrin më të madh të personave të infektuar, gjithsej 17 raste, pas saj komuna e Prizrenit 14 raste.

Komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.

IKSHPK bën të ditur se raste aktive janë 1 mijë e 744, teksa bën thirrje që qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, pasi që virusi është ende aktiv.