Skuadrat kosovare i kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm për rrethin e tretë në Ligën e Konferencës.
Prishtina do të takohet në rrethin e dytë me Connah’s Quay Nomads dhe fituesi i këtij takimi në raundin e tretë do të takohet me fituesin e ndeshjes Valur – Bodo-Glimt.
Nënkampionia e Kosovës, Drita, do të luajë kundër Feyenoordit, në rrethin e dytë. Fituesi i kësaj përballje në rrethin e tretë do të takohet me Luzernin.
Shkëndija nga Tetova në raundin e dytë do të luajë kundër Rigas. Skuadra shqiptare në rast kualifikimit në rrethin e tretë do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Folgore – Hibernians, ndërsa Shkupi që do të takohet me Santa Clara në rrethin e tretë mund të përballet me Olimpijan e Lubjanës ose me Brikirkaran.
Kundërshtarët e mundshme i kanë mësuar edhe ekipet nga Shqipëria. Në rrethin e dytë, Teuta takohet me Inter Club d’Escaldes. Fituesin e këtij takimi në rrethin e tretë e pret Shamrock Rovers.
Fituesi i ndeshjes ndërmjet Partizanit dhe Baselit në rrethin e tretë takohet me fituesin e takimit Ujpest – Vaduz.
Ndërkaq Laçi duhet ta mposhtë në raundin e dytë Craiovan, për t’u përballur me Anderlchetin në rrethin e tretë.