Princ Leka dhe ish-bashkëshortja Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë të mërkurën në policinë e Tiranës.
Siç raporton “TCH”, shkak i padive është bërë vizita e Princ Lekës në shtëpinë e Elias për ta takuar vajzën e tij të martën.
Princ Leka ka denoncuar edhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia.
Princi Leka dhe Elia Zaharia në janar të këtij viti njoftuan se i kanë dhënë fund martesës. Dyshja u martuan më 2016 dhe pas katër vjetëve u bënë prindër.