Presidentja Vjosa Osmani është ende në pritje të raportit nga Komisioni Qendror Zgjedhor për të marrë vendimin për shtyrje ose jo të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në veri të vendit.
Kështu ka konfirmuar këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.
Por, Gazeta Express nga burime të saj ka mësuar që Presidentja Osmani mbrëmë u ka dërguar ftesa liderëve të partive politike parlamentare për t’u takuar sot në ora 14:30.
Në këtë takim do të diskutohet situata e sigurisë në veri dhe pengesat që janë paraqitur për të garantuar një proces të sigurt zgjedhor në katër komunat veriore.